Ka të dyshuar për vrasjen e 42-vjeçarit në Nerasht të Tetovës

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2025 16:53

Ka të dyshuar për vrasjen e 42-vjeçarit në Nerasht të Tetovës

Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Tetovë, e ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen e 42 vjeçarit A.B. në fshatin Nerasht, që ndodhi para dy ditësh. Bëhet fjalë për një person të arratisur nga burgu ku po vuante dënim prej 40 vjetësh për një vrasje të kryer në vitin 2019.

Burime brenda policisë thonë se dorasi rezulton të ishte i afërt me tanimë të ndjerin A.B., 42 vjeçar, ndërsa deri tek vrasja, ka ardhur si pasojë biznesit të narkotikëve, por edhe të parave që vazhdimisht i kërkoheshin tanimë të ndjerit, në emër të haraçit për rastin e vrasjes së ndodhur para dhjetë vitesh.

Policia dyshon se vrasësi tanimë fshihet në njërin nga shtetet fqinje dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për arrestimin e tij dhe kthimin në burgun e Idrizovës.

Dyshimet e para se personi në fjalë mund të jetë dorasi kanë ardhur nga deklaratat e familjarëve të afërt, por edhe nga identifikimet që janë bërë nga kontrolli i celularëve.

Ditëve të fundit, po kontrollohen intenzivisht nga Policia edhe kamerat e sigurisë të objekteve të ndryshme, për të parë edhe rutën e lëvizjes së të dyshuarit.

Në krim dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një person i tretë, identifikimi i të cilit, për shkaqe të hetimit, nuk bëhet publik.

Nga ana tjetër, krim teknika është duke kryer ekspertizë veturës ku sipas policisë ka ndodhur vrasja.

42 vjeçari A.B. u gjet i vrarë në veturën e tij ndërsa një ditë më parë familjarët e kishin paraqitur në polici si të zhdukur. Trupi i tij u gjet nga kalimtarë të rastit në fshatin Nerasht.

Me urdhër të Prokurorisë janë siguruar kamerat nga disa objekte, për të rënë në gjurmë të vrasësit./ Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2025 16:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.