Arrat: Superushqimi që ndihmon zemrën, trurin dhe lëkurën

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Dhjetor, 2025 22:46 Përditësuar

Arrat: Superushqimi që ndihmon zemrën, trurin dhe lëkurën

Arrat janë ndër frutat e thata më të pasura me vlera ushqyese dhe terapeutike. Përveç përdorimit në kuzhinë, ato kanë rol të rëndësishëm edhe në kozmetikë, pasi nga to nxirret vaj me efekte të dobishme për bukurinë e lëkurës.

Vlerat ushqyese të arrave:

  • Kalori të larta: rreth 650 kal për 100 gramë.
  • Proteina: 16% – të dobishme për muskujt dhe energjinë.
  • Omega 3 & Omega 6: yndyra të shëndetshme që ulin kolesterolin dhe trigliceridet.
  • Minerale: potas, hekur, fosfor, magnez, kalcium.
  • Vitamina: B1, B2, B6 dhe vitamina E – mbrojnë qelizat nga plakja.

Vlerat shëndetësore të arrave:

  • Parandalojnë arterosklerozën falë aminoacidit argininë.
  • Luftojnë stresin dhe japin energji.
  • Të përshtatshme për dietat vegjetariane, si burim proteinash.
  • Rekomandohen në shtatzëni për zhvillimin e fetusit, falë omega 3.
  • Përdoren në kozmetikë për lëkurë të shëndetshme e të bukur.

Kundërindikimet janë të pakta, kryesisht të lidhura me konsumimin e tepërt, për shkak të kalorive të larta.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Dhjetor, 2025 22:46 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.