Lamine Yamal: “Dua të sjell buzëqeshje te njerëzit përmes futbollit”
Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka rrëfyer ndikimin e madh që ka pasur te tifozët dhe shoqëria, duke pranuar se jeta e tij nuk është më si e një adoleshenti normal. Në një intervistë, ai tregoi se njerëzit kanë filluar të ndjekin futbollin sërish falë tij, ndërsa edhe turistët në Barcelonë blejnë fanellën e Barçës me numrin 10 në shpinë.
Deklaratat kryesore të Yamal:
- “Njerëzit më thonë se kanë filluar të shikojnë futboll sërish për shkak të meje. Edhe mamaja ime tani i ndjek të gjitha ndeshjet.”
- “Është e vështirë të sillesh si një 18-vjeçar normal. Për mua, çdo ditë ka fotografë para shtëpisë dhe fëmijë me fanellën time në rrugë.”
- “Si fëmijë nuk isha driblues, isha më shumë golashënues. Do ta përshkruaja veten si lojtar argëtues.”
- “Studjoja pasimet e Leo Messit. Pasimet e tij ishin thuajse gola, më interesante se driblimet.”
- “Nëse shoh tre lojtarë përpara, i marr përsipër. Kam besim të madh te vetja.”
- “Nuk dua të thyej të gjitha rekordet, dua të shijoj futbollin dhe të bëj njerëzit të lumtur.”
Ky rrëfim i sinqertë e paraqet Yamal si një talent të jashtëzakonshëm, por edhe si një djalosh që e sheh futbollin si art dhe mjet për të sjellë gëzim te tifozët.
Flaka














