Milani drejt rritjes së të ardhurave: huazimet e verës mund të sjellin miliona euro të tjera
Pas një vere ku Milani arriti të gjenerojë rreth 175 milionë euro nga shitjet e lojtarëve, klubi pritet të përfitojë edhe më shumë ndërsa ekipet e tjera po shqyrtojnë mundësinë e aktivizimit të opsioneve të blerjes për futbollistët e huazuar.
Detajet kryesore sipas MilanNews.it:
- Premier League pritet të sjellë dy përfitimet më të mëdha:
- Bournemouth duket i vendosur të blejë Alex Jimenez për 25 milionë euro.
- Fulham po bindet nga paraqitjet e Samuel Chukwueze dhe mund ta blejë për 28 milionë euro.
- Genoa është afër ta bëjë të përhershëm qëndrimin e Tommaso Pobega (klauzolë e detyrueshme) dhe Lorenzo Colombo, i cili do të gjenerojë 10 milionë euro nëse klubi shmang rënien nga kategoria.
- Filippo Terracciano pritet të transferohet përfundimisht te Cremonese, duke sjellë 4 milionë euro.
- Yunus Musah ka gjasa të rikthehet në Milan pas vështirësive te Atalanta.
- Ismael Bennacer ka bërë përshtypje te Dinamo Zagreb, por kërkesat e larta për pagë e bëjnë të pamundur një marrëveshje të përhershme.
Këto lëvizje tregojnë strategjinë e Milanit për të balancuar financat, duke shitur lojtarë të huazuar dhe duke siguruar fonde për përforcime të reja në merkaton e ardhshme.
Flaka














