LSDM: Ivica Tomovski qëndron prapa kompanisë e cila ka fituar mbi 5 milionë euro nga tenderët

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Dhjetor, 2025 16:38

LSDM: Ivica Tomovski qëndron prapa kompanisë e cila ka fituar mbi 5 milionë euro nga tenderët

LSDM nuk e ka ndërmend të kërkojë falje nga Drejtori i Shërbimeve për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski lidhur me publikimet e një ditë më parë, duke akuzuar se kompania familjare e Tomovskit ka marrë 5,3 milion euro, apo 161 tenderë nga institucione shtetërore dhe komuna. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, thotë se pavarësisht deklarimeve të Tomovskit se nuk ka lidhje me kompaninë “City Autsorsing”, ekipi i Anti korrupsionit të LSDM-së, e dëshmon të kundërtën. Publikuan një numër telefoni, që është theksuar te kompania, e që pretendojnë se i përket Ivica Tomovskit, pasi paraqitet fotografia e tij.

“Jo, nuk do t’i kërkojmë falje Tomovskit. Thamë dhe do e përsërisim, nuk u kërkojmë falje atyre që thithin paratë nga qytetarët. Edhe Arsovski kërkonte kërkim-falje, por tani nuk është askund, po hesht. Ne luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit dhe kështu do të vazhdojmë…. Komisioni antikorrupsion dhe prokuroria publike duhet të ngrenë hetim për konflikt interesi dhe korrupsion në kokën e Qeverisë së Mickoskit”, tha Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së .

Tomovski sqaron se në kompaninë për të cilën flet LSDM, ai nuk është pronar, as nuk ka të ardhura prej saj, e as nuk ka ndonjë lidhje direkte me të. Prandaj, ai nuk sheh asnjë krim që një kompani vendore të aplikojë e të fitojë tenderë.

“Unë nuk jam pronar, nuk kam të ardhura dhe nuk kam asnjë lidhje direkte me kompaninë e përmendur. Deri tani nuk dëgjova çfarë krimi kam bërë, as nuk pash dëshmi për këtë. Të revoltuar, dje ata damkosën një tjetër kompani vendase që nuk është e imja… Kur jemi te tenderët, nuk e kuptoj përse është ‘krim’ që një kompani që nuk është e imja, të merr pjesë dhe të fitoj një tender, e ndërsa nuk ishte krim kur kompanitë e Zaevit, derisa ai ishte kryeministër, merrnin pjesë dhe fitonin tenderë”, u shpreh Ivica Tomovski, Drejtor i Shërbimeve për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta.

Tomovski përsëriti qëndrimin se do të ketë padi për shpifje, njofton Alsat.mk, përcjell Gazeta Flaka.

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Dhjetor, 2025 16:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.