Arsim Bajrami: Juristët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Shkurt, 2026 21:49

Arsim Bajrami: Juristët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Shkup, 5 shkurt 2026 – Studentët e fakulteteve juridike në universitetet publike dhe kolegjet private në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtë të garantuar kushtetuese të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kjo e drejtë buron nga Marrëveshja e Ohrit, që përcakton gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e vendit.

Profesor Arsim Bajrami nga Kosova thekson se refuzimi i Ministrisë së Drejtësisë për të respektuar këtë të drejtë është antikushtetues dhe cenon Marrëveshjen e Ohrit. “Kjo praktikë është diskriminuese dhe dëmton integritetin profesional të juristëve shqiptarë, duke i vendosur ata në pozita të pabarabarta në sistemin e drejtësisë”, tha Bajrami.

Ai shtoi se arsyetimi i ministrisë se njohja e gjuhës maqedonase është kusht për ushtrimin e funksioneve gjyqësore është i gabuar dhe kundër Kushtetutës. “Provimi i jurisprudencës nuk është provim gjuhësor; ai është provim profesional, që mat njohuritë dhe aftësitë juridike. Juristët shqiptarë kanë të drejtë të përdorin gjuhën shqipe në mënyrë zyrtare dhe të barabartë me gjuhën maqedonase, pa u paragjykuar”, theksoi Bajrami.

Sipas tij, barazia gjuhësore është thelbësore në një sistem drejtësie demokratik. “Juristët shqiptarë duhet të jenë të lirë të përdorin gjuhën shqipe në të gjitha institucionet gjyqësore, duke garantuar jo vetëm respektimin e ligjit, por edhe përfaqësimin e barabartë të komunitetit shqiptar në sistemin e drejtësisë”, tha Bajrami.

Ai bëri thirrje që institucionet shtetërore dhe Ministria e Drejtësisë të respektojnë këtë të drejtë, duke theksuar se “respekti për ligjin dhe Kushtetutën nuk është opsional, por thelb i demokracisë dhe sundimit të ligjit”. Juristët shqiptarë nuk kërkojnë privilegje, por vetëm të drejtat e tyre kushtetuese – të japin provimin profesional në gjuhën e tyre amtare, duke kontribuar në një sistem drejtësie më të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Gazeta Flaka

138
SONDAZHI

Ligji i ri në trafik – ligj për rend dhe disiplinë apo për zhvatjen e qytetarëve?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Shkurt, 2026 21:49

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Ahmeti nga Kërçova: BDI hyn në fazë riorganizimi dhe konsolidimi të plotë

Isa Mustafi, talenti nga Gostivari që po shkëlqen në Itali dhe synon Kombëtaren Shqiptare

“Liria ka Emër” viziton Maqedoninë e Veriut dhe merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e 17 shkurtit

Operacion rekord i MPB-së: Sekuestrohen mbi 40 ton marihuanë dhe vaj kanabisi në Shkup dhe rajonin lindor

Prokuroria kundër krimit të organizuar nis hetim ndaj tre personave në Shkup

Nafie Selmani: Ambasadori Meidani, një dritë shprese në zymtësinë politike

“Idioti, demonët dhe diplomacia: Si lexohen mesazhet e fshehta”

Deklarata e Ibrahimit dhe efekti politik: Goditje vetvetes

Organizata Shqiptaro-Amerikane për RMV: Federalizmi si alternativë për barazi dhe stabilitet

Arbër Ademi godet Zekën e VLEN-it: Kur mungon kuraja politike, mbetet vetëm filozofia boshe

“Sabër”, mesazhi i Meidanit pas reagimit të Zekirja Ibrahimit për provimin e jurisprudencës

Gostivar: Arrestohen tre persona, në automjet u gjet dro’gë – shoferi pa patentë

Ana tjeter e medaljes

Pse u rrënua ndërtesa e Universitetit të Tetovës më 14 dhjetor 1994?!

Përplasje LSDM–VMRO-DPMNE: Akuza për pasuri, tenderë dhe “standarde të dyfishta”

Marihuana e sekuestruar në Shkup dhe Strumicë vlerësohet gati 270 milionë euro

ASH: Studentët në pritje, institucionet në heshtje

FLAKA DOSSIER EPSTEIN – Kronika e një imuniteti elitar | Pjesa 2

Liverpool mund të rikthehet për Dumfries gjatë merkatos së verës

Carvajal ka dyshime për rinovimin e kontratës me Real Madrid

138
SONDAZHI

Ligji i ri në trafik – ligj për rend dhe disiplinë apo për zhvatjen e qytetarëve?