Osmani në Uashington: Ngrita alarmin për instrumentalizimin e Gjykatës Kushtetuese
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Uashington ka marrë pjesë në National Prayer Breakfast, një ngjarje e cila këtë vit ka qenë veçanërisht e vëzhguar për shkak të pjesëmarrjes së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në një moment të ndjeshëm politik global, transmeton Gazeta Flaka
“Pjesëmarrja e Donald Trump e bëri këtë edicion veçanërisht të vëzhguar, në një moment të ndjeshëm politik global,” ka deklaruar Osmani.
Ai theksoi se në çdo takim dhe në çdo rast ka ngritur alarmin për, siç tha, rrezikimin e vlerave euroatlantike dhe të demokracisë multietnike në vend.
“Në çdo takim dhe në çdo mundësi ngrita alarmin se arritjet dhe vlerat tona të përbashkëta euroatlantike janë nën kërcënim. Gjykata Kushtetuese është instrumentalizuar nga Qeveria në përpjekje për të minuar demokracinë tonë multietnike,” ka deklaruar Osmani.
Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara, Osmani ka zhvilluar edhe një takim me Steve Scalise, udhëheqës i shumicës republikane në Kongresin Amerikan, ku u diskutua për zhvillimet politike dhe institucionale në vend dhe rajon. Gazeta Flaka

















