Ana tjeter e medaljes

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2026 11:49

Ana tjeter e medaljes

Kolumnë nga Memedali Jusufi

Nëse vetëm për një ditë do t’ju jepej mundësia të shikonit përmes syve të të tjerëve, do të habiteshit kur të zbulonit se ata ju shohin si njerëz të bukur, tërheqës dhe të veçantë, me të meta të vogla karakteristike – njësoj siç i shihni edhe tek vetja. Një buzëqeshje magnetike, gjestet, ëmbëlsia apo qëndrimi juaj flasin shumë për jetën dhe personalitetin tuaj. Do të zbulonit se për shumë njerëz ju jeni vërtet të bukur, sepse ata e kanë lexuar këtë bukuri në sytë tuaj, për të mbërritur më pas drejt e në zemër.

Nga ana tjetër, interesimi për më të bukurit dhe më të shquarit ka qenë gjithmonë i shoqëruar me entuziazëm të papërmbajtur nga spektatorët. Njerëzit e ekranit, të kinemasë apo edhe të sportit, për shumëkënd mishërojnë idealet e finesës, bukurisë, joshjes së brendshme dhe të jashtme dhe, herë pas here, arrijnë të tronditin e të magjepsin me veprimet e tyre. Admiruesit dëshirojnë të njohin sekretet e zemrës së idhujve të vet, misteret e ruajtjes së freskisë rinore dhe hijeshisë. Ndoshta për këtë arsye aktori ynë i madh, Bekim Fehmiu, dëshironte të pasqyronte çdo detaj të jetës së tij në librin “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”.

Yjet ndikojnë në shijen e shoqërisë, në stilin e veshjes, të buzëqeshjes, por njëkohësisht edhe shijet dhe gjendja shpirtërore e shoqërisë ndikojnë mbi yllin. Me shkatërrimin e një ideali, shpesh pason edhe vetëshkatërrimi: shumë protagonistë të letërsisë botërore kanë kryer vetëvrasje si shenjë e mosrealizimit të një ideali. Pjesa dërrmuese e grave mendojnë se bukuria është ajo që imponohet nga standardet shoqërore – format fizike si të modeleve, vithet si të Kim Kardashian apo stili i yjeve të famshëm. Në të vërtetë, këto shpesh janë ekuivalente me defekte që shkatërrojnë estetizmin e vlerësuar dikur nga shkrimtarët dhe poetët e së kaluarës.

Perëndesha e ekranit, Sophia Loren, e ka përcaktuar me saktësi pse admiruesit nuk janë indiferentë ndaj idhujve të tyre. Sipas saj, ata nuk i adhurojnë vetëm për talentin e dhënë nga natyra, por edhe për tiparet e veçanta që shumicës së njerëzve të zakonshëm u mungojnë: shkëlqimin e syve, sinqeritetin e aktorit, guximin, ndjeshmërinë e thellë ndaj padrejtësisë – virtyte këto që ngjallin entuziazëm dhe magjepsje. Këto përbëjnë atë që quhet sharm. Sharmi është ana e padukshme e bukurisë dhe një cilësi thellësisht individuale. Nëse jeni të bukur, do të bini në sy; nëse jeni të mençur, do të tërhiqni vëmendjen; nëse zotëroni sharm, nuk do të harroheni kurrë.

Dhe papritur ndodh zhgënjimi… asgjë përreth nuk shkon siç duhet… yjet e Hollivudit nuk janë ata që pandehnit. Sa herë që zhgënjehemi nga një rezultat, nga sjellja jonë apo e dikujt tjetër, kjo ndodh sepse kemi krijuar më parë pritshmëri larg realitetit. Zhgënjimi është ndjenja e papritur e trishtimit që na godet kur nuk marrim atë që prisnim nga njerëzit ose situatat ku kishim besuar.

Zhgënjimi është një dhimbje e dyfishtë: na zhgënjen situata, por edhe qëndrimi ynë ndaj saj. Si shiu që na bezdis, edhe pse murmuritja kundër tij është e padobishme – megjithatë ne vazhdojmë ta bëjmë. Marcus Aurelius, perandori-filozof, thoshte: “A është kastraveci i hidhur? Hidhe tutje. A ka pengesa në rrugë? Shmangi. Nuk ke nevojë të shtosh asgjë.” Por si ta largojmë diçka që shkon përtej nesh?

Filozofi André Comte-Sponville na kujton: “Zhgënjimi është pjesë e njerëzimit tonë. Duhet ta pranojmë dhe të mos shpresojmë se nuk do të zhgënjehemi kurrë.” Prandaj, zhgënjimi na mëson pranimin – eliksirin që na ndihmon të jetojmë në realitet dhe jo në iluzione. Pranimi nuk është dorëzim. Është të marrësh parasysh atë që ekziston: ta mirëpresësh botën ashtu siç është, jo siç do të donim të ishte. Është të pranosh edhe zhgënjimin, duke pranuar se prisnim diçka tjetër.

Mjafton të thuash: “Epo, gjërat kështu janë”, dhe të kthehesh në realitet për të parë çfarë mund të bësh. Zhgënjimi largohet kur mëson ta pranosh.

“Dosja Epstein” ishte një përmbysje e madhe, por njëkohësisht mund të jetë edhe një fillim i ri. Si ta shohim botën sërish me idealet e dikurshme? Harrojmë se bota nuk është e përsosur. Madje, sapo i realizojmë idealet, shpesh pason një periudhë zbrazëtie. Janë idealet ato që na mbajnë gjallë dhe të entuziazmuar; por në momentin kur ëndrrat realizohen, zhgënjimi shfaqet si hija e tyre. Këto janë dy anë të së njëjtës monedhë, të cilat nuk arrijmë kurrë t’i harmonizojmë plotësisht.

138
SONDAZHI

Ligji i ri në trafik – ligj për rend dhe disiplinë apo për zhvatjen e qytetarëve?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2026 11:49

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Ahmeti nga Kërçova: BDI hyn në fazë riorganizimi dhe konsolidimi të plotë

Isa Mustafi, talenti nga Gostivari që po shkëlqen në Itali dhe synon Kombëtaren Shqiptare

“Liria ka Emër” viziton Maqedoninë e Veriut dhe merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e 17 shkurtit

Operacion rekord i MPB-së: Sekuestrohen mbi 40 ton marihuanë dhe vaj kanabisi në Shkup dhe rajonin lindor

Prokuroria kundër krimit të organizuar nis hetim ndaj tre personave në Shkup

Nafie Selmani: Ambasadori Meidani, një dritë shprese në zymtësinë politike

“Idioti, demonët dhe diplomacia: Si lexohen mesazhet e fshehta”

Deklarata e Ibrahimit dhe efekti politik: Goditje vetvetes

Organizata Shqiptaro-Amerikane për RMV: Federalizmi si alternativë për barazi dhe stabilitet

Arbër Ademi godet Zekën e VLEN-it: Kur mungon kuraja politike, mbetet vetëm filozofia boshe

“Sabër”, mesazhi i Meidanit pas reagimit të Zekirja Ibrahimit për provimin e jurisprudencës

Gostivar: Arrestohen tre persona, në automjet u gjet dro’gë – shoferi pa patentë

Ana tjeter e medaljes

Pse u rrënua ndërtesa e Universitetit të Tetovës më 14 dhjetor 1994?!

Përplasje LSDM–VMRO-DPMNE: Akuza për pasuri, tenderë dhe “standarde të dyfishta”

Marihuana e sekuestruar në Shkup dhe Strumicë vlerësohet gati 270 milionë euro

ASH: Studentët në pritje, institucionet në heshtje

FLAKA DOSSIER EPSTEIN – Kronika e një imuniteti elitar | Pjesa 2

Liverpool mund të rikthehet për Dumfries gjatë merkatos së verës

Carvajal ka dyshime për rinovimin e kontratës me Real Madrid

138
SONDAZHI

Ligji i ri në trafik – ligj për rend dhe disiplinë apo për zhvatjen e qytetarëve?