Atlético Madrid ka pësuar një tjetër humbje në La Liga, duke u mposhtur 3-0 nga Rayo Vallecano në një ndeshje ku “Los Colchoneros” zhgënjyen në çdo aspekt.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone nuk arriti të reagojë gjatë 90 minutave, duke pësuar një humbje që rëndon ndjeshëm garën për titull.
Pas ndeshjes, kapiteni Jan Oblak u shfaq i revoltuar me paraqitjen e ekipit, duke lëshuar deklarata të forta.
“Duket sikur po e hedhim kampionatin në plehra. Nuk mund të zgjedhim ndeshjet që duam të luajmë ose jo”, tha portieri, në një koment që u interpretua si thumbim edhe ndaj trajnerit dhe qasjes taktike të skuadrës.
Kjo humbje shton presionin mbi stafin teknik dhe lojtarët, teksa objektivat sezonalë duken gjithnjë e më të rrezikuar.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Shkurt, 2026 21:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.