Limani apel për reagim urgjent pas vërshimeve në Gostivar: Situata kërkon zgjidhje të shpejtë

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shkurt, 2026 23:53

Limani apel për reagim urgjent pas vërshimeve në Gostivar: Situata kërkon zgjidhje të shpejtë

Kryetari i Komunës së Gostivar, Valbon Limani, ka reaguar lidhur me situatën e rënduar nga vërshimet në zonat e banuara, duke bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për menaxhimin e ujërave.

Në një deklaratë publike, Limani theksoi se komuna po ndjek me shqetësim zhvillimet në terren dhe se ekipet komunale janë të angazhuara maksimalisht për përballimin e situatës.

“Me shqetësim po ndjek situatën me vërshimet në zonat e banuara të Gostivarit,” – deklaroi Limani.

Ai apeloi që institucionet që kanë kompetenca direkte mbi rrjedhat ujore të ndërhyjnë sa më shpejt.

“Përkundrejt përpjekjeve maksimale që bëjmë si Komunë, së bashku me ndërmarrjet komunale, dua të apeloj për zgjidhje sa më të shpejtë të situatës nga ELEM-i që ka kompetencat për menaxhimin e ujërave të Vardarit dhe zyrave të Ekonomizimit të Ujërave, përgjegjëse për sistemin e ujitjes,” – u shpreh ai.

Sipas kryetarit të komunës, është ngritur alarm edhe pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), ndërsa qytetarët janë ftuar të tregojnë kujdes maksimal.

“Si Komunë kemi ngritur alarm edhe te QMK, andaj lusim çdo qytetarë të evitojnë daljet nga shtëpia pa nevojë,” – apeloi Limani.

Ai shtoi se vështirësitë nga reshjet dhe vërshimet po ndihen në të gjithë rajonin e Pollog.

“Vështirësi të mëdha po hasen në të gjithë rajonin e Pollogut. Ju lutem veproni sa më shpejt,” – përfundoi kryetari i Gostivar.

Autoritetet lokale ndërkohë vazhdojnë monitorimin e gjendjes në terren, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet zyrtare deri në stabilizimin e situatës. Gazeta Flaka

171
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shkurt, 2026 23:53

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Limani apel për reagim urgjent pas vërshimeve në Gostivar: Situata kërkon zgjidhje të shpejtë

Evropa shqyrton forcimin e kapaciteteve bërthamore përballë pasigurive nga SHBA-të

Salah dhe Slot: Szoboszlai është ndër më të mirët në botë

Atlético Madrid turpërohet nga Rayo Vallecano, Oblak kritikon skuadrën dhe dërgon mesazh për Simeonen

Ushqimet që ulin kolesterolin e keq dhe mbrojnë zemrën

Ngjarje e rëndë në Strugë: Arrestohet i dyshuari për lëndim trupor

Ushqimet që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga nikotina

Ja çfarë duhet të hani për një gjumë të qetë dhe pa ankth

Gold AG publikon këngën “Beg Rizaj”, homazh për figurën kombëtare

Meta sjell funksione kreative në Facebook, por përballet me padi të rëndë nga New Mexico

Fund i epokës Blu‑ray: Sony tërheq modelet e regjistruesve globalisht

Flick: Humbja ndaj Atlético ishte një mësim, nuk ishte faji i arbitrit

Lideri i vërtetë: Rüdiger protektor dhe mentor i Huijsen

Real Madrid nën drejtimin e Arbeloa: 5 fitore nga 5 ndeshje në La Liga

Endrick shpallet Lojtari i Muajit në Ligue 1 për janarin

Tragjedi në Alpe: Dy të vdekur dhe një i plagosur nga orteku në Courmayeur, Itali

Skandal energjetik në Ukrainë: Ish-ministri ndalohet nga autoritetet

Italia pranon ftesën për të marrë pjesë si vend vëzhgues në Bordin e Paqes

Zvicra në referendum: A duhet të kufizohet popullsia në 10 milionë banorë?

Edi Rama ftohet nga Trump për vizitë në Uashington: Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes

171
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<