Meidani: “Ka disa që janë mërzitur…” – komenton sondazhin e Gazetës Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shkurt, 2026 13:41

Meidani: “Ka disa që janë mërzitur…” – komenton sondazhin e Gazetës Flaka

Ambasadori shqiptar në Maqedonia e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të sondazhit të realizuar nga Gazeta Flaka, duke komentuar debatet dhe reagimet që kanë pasuar.

Në një mesazh publik, Meidani theksoi se ka zëra që janë mërzitur sepse, sipas tij, në momentet më kritike kanë heshtur, ndërsa të tjerë, për shkak të pozitave që mbajnë, e kanë të vështirë të çojnë çështjet deri në fund. Ai përmendi edhe ata që, siç u shpreh, veprojnë nga frika, nga interesat personale apo për klikime, duke nënvizuar se kauza nuk është personale, por e përbashkët.

“Ne që jemi shumicë, ecim vetëm me të drejtën përpara — dhe, për mua, kaq mjafton,” – ka shkruar ambasadori.

Postimi i plotë:

Për të gjithë që pyesni “pse janë hedhur në sulm këto ditë” apo që kanë shkruar “çfarë kanë këta”. Ka disa që janë mërzitur, sepse në momentin më kritik për çështjen heshtën, si, në fakt, kanë heshtur gjithmonë. Ka disa që janë mërzitur, sepse tani, për shkak të pozitave që mbajnë, duhet ta çojnë çështjen deri në fund dhe duket qartë se është një “tango” e vështirë mes palëve. Disa të tjerë, të penguar nga frika, nuk gjejnë dot forcën e së vërtetës për të reaguar ndaj atyre që duhet. Ka disa që i pengon ritmi i Shqipërisë dhe pesha që ajo mbart. Disa të tjerë i pengon vetë e drejta dhe rruga e mbarë. Ka disa që çdo gjë e matin me interesin personal dhe vetëm për të janë të zëshëm. Ka edhe nga ata që e kanë të vështirë të hapin zemrën dhe mendjen për të dashur e vlerësuar të tjerët. Dhe, diku brenda tyre, në ndonjë pozitë, ka mbetur ende një mendësi e vjetruar, e ngecur tek e shkuara, e udhëhequr më shumë nga marrëzia e marazi sesa nga vet arsyeja. Dhe pastaj, ka edhe nga ata që e bëjnë vetëm për klikime. Gjithqysh, këta janë shumë pak dhe kauza nuk jam, s’dua të jem, e kurrsesi s’ka si të jem, unë. Ne që jemi shumicë, ecim vetëm me të drejtën përpara — dhe, për mua, kaq mjafton.

Rezultatet e sondazhit

Në sondazhin e zhvilluar në platformën e Gazeta Flaka, me pyetjen:
“Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?”, qytetarët kanë dhënë këtë rezultat:

  • Shumë mirë – 612 vota (91%)
  • Mirë – 27 vota (4%)
  • Aspak mirë – 34 vota (5%)

Nga gjithsej 673 vota të regjistruara, rezultati tregon një mbështetje të theksuar pozitive për misionin diplomatik të ambasadorit, me mbi nëntë nga dhjetë votues që e vlerësojnë “shumë mirë”.

Diferenca e madhe mes opsionit dominues dhe alternativave tregon një perceptim të fortë pozitiv në opinionin e ndjekësve të portalit.

Sondazhi është zhvilluar në rubrikën VOX të Gazeta Flaka gjatë periudhës 12–15 shkurt.

169
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shkurt, 2026 13:41

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Limani apel për reagim urgjent pas vërshimeve në Gostivar: Situata kërkon zgjidhje të shpejtë

Evropa shqyrton forcimin e kapaciteteve bërthamore përballë pasigurive nga SHBA-të

Salah dhe Slot: Szoboszlai është ndër më të mirët në botë

Atlético Madrid turpërohet nga Rayo Vallecano, Oblak kritikon skuadrën dhe dërgon mesazh për Simeonen

Ushqimet që ulin kolesterolin e keq dhe mbrojnë zemrën

Ngjarje e rëndë në Strugë: Arrestohet i dyshuari për lëndim trupor

Ushqimet që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga nikotina

Ja çfarë duhet të hani për një gjumë të qetë dhe pa ankth

Gold AG publikon këngën “Beg Rizaj”, homazh për figurën kombëtare

Meta sjell funksione kreative në Facebook, por përballet me padi të rëndë nga New Mexico

Fund i epokës Blu‑ray: Sony tërheq modelet e regjistruesve globalisht

Flick: Humbja ndaj Atlético ishte një mësim, nuk ishte faji i arbitrit

Lideri i vërtetë: Rüdiger protektor dhe mentor i Huijsen

Real Madrid nën drejtimin e Arbeloa: 5 fitore nga 5 ndeshje në La Liga

Endrick shpallet Lojtari i Muajit në Ligue 1 për janarin

Tragjedi në Alpe: Dy të vdekur dhe një i plagosur nga orteku në Courmayeur, Itali

Skandal energjetik në Ukrainë: Ish-ministri ndalohet nga autoritetet

Italia pranon ftesën për të marrë pjesë si vend vëzhgues në Bordin e Paqes

Zvicra në referendum: A duhet të kufizohet popullsia në 10 milionë banorë?

Edi Rama ftohet nga Trump për vizitë në Uashington: Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes

169
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<