Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka dhënë detaje për situatën e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut, duke njoftuar për përmbytje në disa rajone të vendit dhe evakuime preventive, transmeton TV21.
Sipas QMK-së, situata më e rënduar është regjistruar në rajonin e Kërçovë, ku gjatë natës shirat e mëdha shkaktuan përmbytjen e lumit Zajashka në rrugën “Prilepska”.
“Rreth 180 persona u evakuuan dhe u vendosën në palestrën sportive ‘Hristo Uzunov’,” njoftojnë nga QMK.
Gjithashtu, është raportuar grumbullim uji në rrugën “29 Nëntori” në lagjen Podvarosh, përmbytje të bodrumeve dhe dëmtime në disa objekte të spitalit në qytet. Në terren kanë ndërhyrë ekipet e OMB Kërçovë, ndërmarrja komunale dhe shërbimet kompetente, ndërsa për të evakuuarit është organizuar shpërndarja e ushqimit dhe ujit me ndihmën e Kryqit të Kuq.
“Sipas informacionit aktual, nuk ka persona të rrezikuar për jetën, por evakuimi parandalues vazhdon.”
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
15 Shkurt, 2026 14:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.