Selimi ngre alarmin: Kriteret e reja mund të dëmtojnë universitetet shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shkurt, 2026 19:13

Selimi ngre alarmin: Kriteret e reja mund të dëmtojnë universitetet shqiptare

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar lidhur me debatin e fundit për propozim-ligjin e ri për arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se shqetësimet që po vijnë nga komuniteti akademik nuk mund të injorohen.

Sipas tij, ditëve të fundit është vërejtur një valë e madhe reagimesh nga profesorë universitarë, punonjës akademikë, dekanë dhe studentë, të cilët kanë ngritur dilema serioze për përmbajtjen dhe pasojat e ligjit të ri.

“Në qendër të shqetësimeve janë dy çështje kryesore që përsëriten thuajse kudo,” thekson Selimi.

Ai thekson se çështja e parë lidhet me rrezikun e humbjes së autonomisë universitare. “Edhe pse Ministria thotë se autonomia nuk preket dhe se bëhet fjalë vetëm për llogaridhënie më të madhe për fondet publike, shumë akademikë frikësohen se mekanizmat e rinj mund të kthehen në kontroll të tepruar mbi vendimmarrjen akademike dhe statutet universitare. Autonomia është e drejtë kushtetuese për liri akademike, cilësi dhe kërkim shkencor të pavarur,” shprehet ai.

Sipas Selimit, shqetësimi i dytë ka të bëjë me efektet e mundshme diskriminuese ndaj universiteteve shqiptare. Ai thekson se kriteret e reja për avancim në tituj – si publikimet në revista me “impact factor” në platforma ndërkombëtare si Web of Science ose Scopus – si dhe optimizimi i fakulteteve dhe shpërndarja e fondeve sipas performancës, mund të krijojnë pabarazi strukturore.

“Këto kritere mund të favorizojnë universitetet më të mëdha, më të vjetra dhe më të konsoliduara, si Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, ndërsa ato më të reja ose me burime më të kufizuara historikisht, si Universiteti i Tetovës, të vihen në pozicion të pafavorshëm. Kjo nuk është domosdoshmërisht diskriminim i qëllimshëm, por pabarazi strukturore që mund të thellohet pa korrigjime të nevojshme,” vlerëson ai.

Selimi shton se, edhe pse nuk është specialist i arsimit të lartë, ai u beson plotësisht kolegëve të tij akademikë. “Janë njerëz që e njohin realitetin nga brenda dhe që flasin me përgjegjësi. Prandaj dua t’i bashkangjitem shqetësimit të tyre,” deklaron analisti.

Në fund, ai shpreh shpresën që çështja të trajtohet me seriozitet maksimal në Kuvend. “Shpresoj thellësisht që deputetët e shumicës dhe opozitës ta trajtojnë këtë çështje me seriozitetin maksimal që e meriton,” përfundon Selimi. Gazeta Flaka

169
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shkurt, 2026 19:13

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Limani apel për reagim urgjent pas vërshimeve në Gostivar: Situata kërkon zgjidhje të shpejtë

Evropa shqyrton forcimin e kapaciteteve bërthamore përballë pasigurive nga SHBA-të

Salah dhe Slot: Szoboszlai është ndër më të mirët në botë

Atlético Madrid turpërohet nga Rayo Vallecano, Oblak kritikon skuadrën dhe dërgon mesazh për Simeonen

Ushqimet që ulin kolesterolin e keq dhe mbrojnë zemrën

Ngjarje e rëndë në Strugë: Arrestohet i dyshuari për lëndim trupor

Ushqimet që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga nikotina

Ja çfarë duhet të hani për një gjumë të qetë dhe pa ankth

Gold AG publikon këngën “Beg Rizaj”, homazh për figurën kombëtare

Meta sjell funksione kreative në Facebook, por përballet me padi të rëndë nga New Mexico

Fund i epokës Blu‑ray: Sony tërheq modelet e regjistruesve globalisht

Flick: Humbja ndaj Atlético ishte një mësim, nuk ishte faji i arbitrit

Lideri i vërtetë: Rüdiger protektor dhe mentor i Huijsen

Real Madrid nën drejtimin e Arbeloa: 5 fitore nga 5 ndeshje në La Liga

Endrick shpallet Lojtari i Muajit në Ligue 1 për janarin

Tragjedi në Alpe: Dy të vdekur dhe një i plagosur nga orteku në Courmayeur, Itali

Skandal energjetik në Ukrainë: Ish-ministri ndalohet nga autoritetet

Italia pranon ftesën për të marrë pjesë si vend vëzhgues në Bordin e Paqes

Zvicra në referendum: A duhet të kufizohet popullsia në 10 milionë banorë?

Edi Rama ftohet nga Trump për vizitë në Uashington: Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes

169
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<