Ushqimet që ulin kolesterolin e keq dhe mbrojnë zemrën
Kolesteroli është një substancë thelbësore për organizmin tonë dhe prodhohet kryesisht nga mëlçia dhe veshkat, por gjendet edhe në membranat qelizore. Ai transportohet në gjak përmes lipoproteinave dhe ndahet në dy kategori kryesore: kolesteroli “i mirë” dhe kolesteroli “i keq”.
Lipoproteinat me densitet të ulët (LDL), të njohura si kolesteroli “i keq”, mund të grumbullohen në muret e arterieve, duke i trashur dhe ngurtësuar ato. Ky proces zhvillohet gradualisht dhe shpesh pa simptoma të dukshme, por në raste të avancuara mund të çojë në probleme serioze si sulmi në zemër.
Në anën tjetër, lipoproteinat me densitet të lartë (HDL), ose kolesteroli “i mirë”, ndihmojnë në largimin e kolesterolit të tepërt nga gjaku, duke e kthyer atë në mëlçi për t’u eliminuar nga trupi.
Ekspertët theksojnë se përveç aktivitetit fizik dhe kontrollit të peshës, edhe ushqimi luan rol kyç në uljen e kolesterolit të keq. Disa nga ushqimet që ndihmojnë në këtë proces janë:
- Elbi
- Tërshëra
- Bishtajoret
- Avokado
- Arrat
- Peshqit e pasur me omega-3
- Çokollata e zezë dhe kakao
- Domatet
- Vaji i ullirit
- Mollët
- Rrushi
- Dredhëzat
- Boronicat
- Agrumet
- Hudhra
Një dietë e pasur me fibra, antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme mund të ndihmojë ndjeshëm në mbrojtjen e zemrës dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.
Flaka


















