Një 33-vjeçar nga Gostivari është gjetur i rrëzuar në një prej rrugëve të qytetit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 7 korrik 2026, rreth orës 12:10, nga Qendra Urgjente në Gostivar është raportuar se në repart ishte dërguar një person i lënduar.
Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Gostivar, është konstatuar se bëhet fjalë për R.D. (33) nga Gostivari, i cili ishte gjetur i rrëzuar në korsinë e rrugës “Nikolla Parapunov”, në afërsi të Sahat Kullës.
Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në lëndimin e 33-vjeçarit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Korrik, 2026 14:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.