43-vjeçar nga Tetova arrestohet për drejtim automjeti gjatë ndalesës aktive
Më 03.02.2026, rreth orës 23:00, në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin A.I. (43) nga Tetova.
“Më datë 03.02.2026, në ora 23:00 në bul. ‘Bllagoja Toska’ në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin A.I. (43) nga Tetova,” njoftojnë nga SPB Tetovë.
Gjatë një kontrolli në komunikacion, policia ka ndaluar automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte i dyshuari, dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin gjatë kohës së ndalesës aktive për drejtim të mjetit motorik.
“Pas kontrollit është konstatuar se personi e ka drejtuar automjetin gjatë ndalesës aktive për drejtim të mjetit motorik,” thuhet në njoftim.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar përkohësisht për procedurë të mëtejshme.
“Automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit do të paraqitet kallëzim përkatës,” theksojnë nga SPB Tetovë. Gazeta Flaka
















