Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll, ku një 59-vjeçar ka humbur jetën pak momente pasi mori shërbim dentar në një klinikë private.
Sipas burimeve zyrtare, Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj dentistit 36-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
I ndjeri kishte shkuar në klinikë së bashku me dy djemtë dhe dy të afërm. Pas një mbushjeje dentare, ai është ankuar disa herë për gjendjen shëndetësore, duke thënë: “S’jam mirë”.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë infarkt. Grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e kryera. Vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
19 Gusht, 2025 15:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.