75-vjeçari le namin në Ohër: Kapet duke ngarë me 126 km në orë

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 11:43

75-vjeçari le namin në Ohër: Kapet duke ngarë me 126 km në orë

Një 75-vjeçar nga Ohri është arrestuar nga policia në Rrethinën e Resnjës pasi është kapur duke ngarë me 126 km/h në një zonë ku kufiri i lejuar është 50 km/h, transmeton Flaka

“Më 17.07.2025, në orën 14:21, në rrugën rajonale Carëve Dvor–Makazi, në vendin e quajtur ‘Ipoz Prespa’, zyrtarë policorë nga OVR Resnjë ndaluan dhe privuan nga liria D.Ç. (75) nga Ohri,” informon MPB.

Gjatë kontrollit me radar të trafikut rrugor, u konstatua se ai po ngiste një veturë tip Audi me targa të Ohrit, duke tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë.

“Ai drejtonte mjetin me 126 kilometra në orë në një zonë ku me shenjë trafiku është e lejuar vetëm 50 km/h,” njoftojnë nga MPB.

Lidhur me rastin është informuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë pritet të ngrihet edhe kallëzim përkatës penal apo kundërvajtës.

Ky është një tjetër rast që nënvizon rrezikun e shpejtësisë së pakontrolluar në rrugët rajonale dhe nevojën për respektimin rigoroz të rregullave të trafikut – pavarësisht moshës së shoferëve. Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 11:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?