Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Shkup, ku një burrë 76-vjeçar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga fëmijët e tij.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 17 prill 2026 rreth orës 18:30, i moshuari ka paraqitur rastin në SPB Shkup. Ai ka deklaruar se një ditë më parë, më 16 prill rreth orës 22:30, në shtëpinë familjare në zonën e Draçevës, pas një mosmarrëveshjeje, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij 50-vjeçar dhe vajza 46-vjeçare.
Sipas kallëzimit, viktima kishte qenë edhe më herët subjekt i dhunës psikike dhe fizike nga të njëjtët persona, por rastet nuk i kishte raportuar.
Nga MPB bëjnë të ditur se, pas ndërmarrjes së masave, në orën 20:20, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Kisella Vodë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me personat e përfshirë në rast.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Prill, 2026 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.