11 shoferë të arrestuar në 24 orë, MPB jep detaje
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 shoferë në territorin e Maqedonisë së Veriut, për shkak të shkeljeve të rënda në komunikacion.
Sipas MPB-së, shtatë prej tyre kanë drejtuar automjet pa leje drejtimi, tre kanë vozitur pavarësisht se kishin ndalim aktiv, ndërsa një shofer është kapur duke drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit.
Sa i përket shpërndarjes së rasteve, tre persona janë ndaluar në Shkup për drejtim pa leje, ndërsa nga një rast i tillë është regjistruar në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Dellçevë.
Ndërkohë, dy persona në Kërçovë dhe një në Resnjë janë kapur duke drejtuar automjet pavarësisht ndalimit aktiv, ndërsa një rast i drejtimit nën ndikimin e alkoolit është regjistruar në Makedonski Brod.
Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale ndaj personave të përfshirë.
MPB apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjet pa leje drejtimi, nëse kanë ndalim aktiv apo janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë.
Flaka
















