Një 29-vjeçar nga Vrapçishti është arrestuar pasi ka shkaktuar aksident komunikacioni nën ndikimin e alkoolit dhe pa poseduar leje drejtimi në Gostivar.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur më 22 mars 2026, rreth orës 09:00, në rrugën “Beliçica” në Gostivar, ku zyrtarët e DPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin me iniciale E.Z. (29) nga Vrapçishti.
Sipas policisë, ai, duke drejtuar një automjet të tipit “Opel” me targa sllovake, është përfshirë në një aksident komunikacioni me një automjet transportues “Mercedes” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga F.A. (51) nga fshati Banjicë.
Gjatë kontrollit, autoritetet kanë konstatuar se 29-vjeçari ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 0.97 promil alkool në gjak, si dhe ka drejtuar automjetin pa kaluar provimin për patentë shofer.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i SPB Tetovë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të parashtrohet kallëzim përkatës penal ndaj të dyshuarit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Mars, 2026 18:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.