Arrestohet 45-vjeçari në Gostivar, dyshohet për kërcënim dhe shqetësim

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Mars, 2026 19:45 Përditësuar

Arrestohet 45-vjeçari në Gostivar, dyshohet për kërcënim dhe shqetësim

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në një fshat të Gostivarit, pasi dyshohet për kanosje dhe shqetësim ndaj një gruaje dhe vajzës së saj.

Sipas informacioneve zyrtare, bëhet fjalë për personin me iniciale G.A., i cili është prangosur pas denoncimit të një gruaje 36-vjeçare. Ajo ka raportuar në polici se i dyshuari i kishte ndjekur vazhdimisht atë dhe vajzën e saj, duke i shqetësuar dhe duke u kërkuar para nën kërcënim.

Pas marrjes së kallëzimit, autoritetet kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Rasti është në procedurë dhe ndaj personit në fjalë pritet të ngrihen akuza përkatëse, ndërsa organet kompetente po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Mars, 2026 19:45 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?