Aktakuzë për tre persona për vjedhje të rëndë në Shkup

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Mars, 2026 21:31

Aktakuzë për tre persona për vjedhje të rëndë në Shkup

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër tre personave, të dyshuar si bashkëkryerës për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, sipas Kodit Penal.

Sipas njoftimit zyrtar, në fillim të muajit mars, të pandehurit kanë kryer vjedhje në ambientet e fabrikës Zhelezara, ku kanë marrë lloje të ndryshme kabllosh me vlerë totale prej 196.500 denarësh, në pronësi të një kompanie nga Kavadari.

Gjatë veprimit, ata kanë dëmtuar edhe një kabllo që ishte pjesë e një instalimi publik elektrik, duke shkaktuar dëm shtesë prej rreth 800.000 denarësh. Të dyshuarit janë kapur në flagrancë, në momentin kur përpiqeshin të largonin kabllot me automjet.

Prokurori publik ka kërkuar zgjatjen e masës së paraburgimit për njërin prej të pandehurve, ndërsa për dy të tjerët mbeten në fuqi masat paraprake të sigurisë.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Mars, 2026 21:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?