Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Ohrit, ku një person 76-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në rrugën “Nada Fileva”. Pas hetimeve fillestare, policia ka arrestuar një 53-vjeçar nga fshati Brvenicë, Tetovë, i dyshuar për kryerjen e krimit.
Rasti u raportua në SPB Ohër në orën 08:24, ndërsa trup i viktimës është dërguar për obduksion. Arrestimi i të dyshuarit Zh.G. është kryer pas një fletarresti qendror të lëshuar nga SPB Ohër, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se në vendin e ngjarjes u krye hetim i plotë nga prokurori publik kompetent dhe ekipet policore, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen e viktimës. Autoritetet nënvizojnë se hetimet do të vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Mars, 2026 22:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.