Katër persona arrestohen për grabitje ndaj të miturve në Parkun e Qytetit në Shkup

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Prill, 2026 13:52

Katër persona arrestohen për grabitje ndaj të miturve në Parkun e Qytetit në Shkup

Katër persona janë privuar nga liria në Shkup, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “grabitje” ndaj disa të miturve në Parkun e Qytetit.

Sipas informacioneve zyrtare, më 11 prill 2026 rreth orës 21:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan S.A. (20), N.D. (40) dhe dy të mitur, të gjithë nga Shkupi, menjëherë pas pranimit të denoncimit për një grabitje të ndodhur pranë fontanës në park.

Të dyshuarit, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), u kanë marrë para disa të miturve. Pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë, ata janë kapur dhe janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendër.

Autoritetet njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.

Flaka

8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Prill, 2026 13:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?