Aksident i rëndë në Ohër: Shoferi godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një aksident i rëndë trafiku është raportuar më 13 prill 2026, rreth orës 16:05, në Ohër, konkretisht në rrugën “Klenoec”.
Sipas njoftimit të MPB-së, një automjet i tipit “Opel” me targa të Ohrit, i drejtuar nga Z.J. (52) nga fshati Lakoçerej i Epërm, ka përplasur këmbësorin A.N. (55) nga fshati Svinishta dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special “Shën Erasmo”.
Pas ndërmarrjes së masave nga zyrtarët policorë të SPB Ohër, shoferi është lokalizuar dhe, me urdhër të prokurorit publik, është privuar nga liria, ndërsa automjeti i tij është konfiskuar.
Gjatë kontrolleve të kryera, është konstatuar se shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit me 2.78 promilë në gjak. Po ashtu, edhe te këmbësori është evidentuar prania e alkoolit prej 1.34 promilë.
Ekipet policore kanë kryer inspektimin në vendin e ngjarjes, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Flaka
















