Tetovë: Arrestohet 16-vjeçari, kapet me substancë narkotike në lokal

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Prill, 2026 20:31

Tetovë: Arrestohet 16-vjeçari, kapet me substancë narkotike në lokal

Një 16-vjeçar është privuar nga liria nga policia në Tetovë, pasi gjatë një kontrolli në një lokal që ai e kishte marrë me qira, janë gjetur sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Maqedonisë së Veriut, kontrolli është realizuar me pëlqimin e pronarit të lokalit, ndërsa i mituri e shfrytëzonte hapësirën me qira.

Gjatë bastisjes, policia ka sekuestruar 34 paketime me marihuanë, një kuti dhe një qese me marihuanë, si dhe një paketim me substancë pluhuri të bardhë, e dyshuar si lëndë narkotike.

I mituri është ndaluar në stacion policor dhe, në prani të prindit, pritet të zhvillohet bisedë zyrtare. Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Hetimet lidhur me rastin janë në vijim.

Flaka

1164
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Prill, 2026 20:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1164
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?