Incident i rëndë në Gostivar: 17-vjeçari ndjeket dhe kërcënohet në rrugë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Prill, 2026 18:04

Incident i rëndë në Gostivar: 17-vjeçari ndjeket dhe kërcënohet në rrugë

Një rast i rëndë është raportuar në Gostivar, ku një i mitur 17-vjeçar ka denoncuar se është ndjekur dhe kërcënuar me thikë nga dy persona.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ngjarja ka ndodhur më 28.04.2026 rreth orës 13:00, në afërsi të spitalit të qytetit në Gostivar. Viktima ka raportuar në prani të prindit në stacionin policor se njëri nga dy personat e ka kërcënuar me thikë, pas së cilës ai ka arritur të largohet pa lëndime.

Policia ka bërë të ditur se është njoftuar për rastin dhe po ndërmerren masa për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me motivin e incidentit.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Prill, 2026 18:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?