Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gostivar, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, më 07.05.2026 rreth orës 16:30, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore e Gostivarit është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Nikolla Tesla” është gjetur i vdekur një burrë 77-vjeçar.
Viktima, e identifikuar si D.A. nga Shkupi, jetonte vetëm në këtë banesë. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i policisë së Gostivarit, i cili ka kryer këqyrjen fillestare të rastit.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Maj, 2026 22:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.