Një rast dhune është raportuar në Tetovë, ku babë e bir kanë denoncuar se janë sulmuar fizikisht nga tre persona pas një debati verbal në lagjen Potok.
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, më 15 maj 2026 rreth orës 20:20, 43-vjeçari F.B. nga fshati Prelubisht, së bashku me djalin e tij 28-vjeçar A.B., kanë raportuar veprën penale “Dhunë” të kryer ndaj tyre nga personat me iniciale R.F., B.F. dhe Sh.F., të gjithë nga Tetova.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen Potok, ku F.B. kishte vërejtur një debat verbal mes të denoncuarit R.F. dhe vëllait të tij K.F. Në përpjekje për të qetësuar situatën, F.B. dhe djali i tij pretendohet se janë sulmuar fizikisht nga R.F. dhe dy djemtë e tij.
Si pasojë e incidentit, të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e tij.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
16 Maj, 2026 14:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.