Arrestohet në Gostivar 20-vjeçari i kërkuar për “vjedhje të rëndë”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Maj, 2026 21:17

Arrestohet në Gostivar 20-vjeçari i kërkuar për “vjedhje të rëndë”

Në Gostivar është arrestuar një 20-vjeçar i kërkuar me urdhërarrest për vuajtje të dënimit me burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas autoriteteve policore nga SPB Gostivar, më 21.05.2026 në orën 15:00 në rrugën “Beliçica”, është privuar nga liria S.M. (20) nga Shuto Orizarja e Shkupit, i cili qëndronte përkohësisht në Gostivar.

Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e katër muajsh për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Gjithashtu, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme të vjedhjeve në shtëpi në zonën e Gostivarit gjatë ditëve të fundit.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues në Burgun e Shkupit, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar.

Flaka

453
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Maj, 2026 21:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
453
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?