Ryshfet në kufi dhe mijëra shkelje në rrugë – MPB me bilanc shqetësues

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2026 16:11

Ryshfet në kufi dhe mijëra shkelje në rrugë – MPB me bilanc shqetësues

Një polic kufitar nga vendkalimi Qafë Thanë është përballur me kallëzim penal për ryshfet dhe largim nga puna, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme publikoi edhe statistika shqetësuese për shkeljet në komunikacion, duke treguar përmasa të mëdha të mosrespektimit të rregullave rrugore në vend.

Sipas MPB-së, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka dorëzuar kallëzim penal ndaj zyrtarit policor D.S., i dyshuar për veprën penale “marrje ryshfeti”. Dyshimet janë se ai kishte kërkuar para për të lejuar kalimin në kufi të një automjeti të evidentuar në sistem si i vjedhur dhe pa dokumentacionin e nevojshëm. Për rastin është iniciuar edhe procedurë disiplinore, ndërsa ndaj tij do të zbatohet masa e largimit nga puna deri në përfundimin e procedurës.

Ndërkohë, policia ka publikuar edhe bilancin e kontrolleve rrugore gjatë muajit të fundit. Nga 16.885 urdhërpagesa të shqiptuara, më shumë se 4.400 shkelje lidhen me tejkalimin e shpejtësisë, mbi 3.800 me parkim të parregullt dhe 920 me përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.

Shqetësuese mbeten edhe shifrat për drejtimin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. Sipas MPB-së, janë sanksionuar 241 shoferë pa patentë, 70 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 33 persona që kishin ndalim të mëparshëm për drejtim automjeti. Në këtë periudhë janë sekuestruar edhe 238 automjete.

Autoritetet njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke apeluar për respektim më të madh të rregullave të komunikacionit dhe më shumë përgjegjësi nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Gazeta Flaka

103
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2026 16:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
103
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?