Ngjarje e rëndë në trafik: Dy të dyshuar për sulm me armë zjarri
Prokuroria Themelore ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj dy vëllezërve, të moshës 43 dhe 44 vjeç, të dyshuar për tentativë vrasjeje në fshatin Shishovë, pas një incidenti të rëndë të ndodhur më 6 qershor pranë një autoplaci.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja dyshohet se ka nisur nga një mosmarrëveshje në komunikacion mes palëve, e cila fillimisht është përshkallëzuar në debat verbal dhe më pas në kërcënime fizike. Njëri nga të dyshuarit fillimisht e kishte kapur për fyti të dëmtuarin, ndërsa situata ishte qetësuar përkohësisht nga dëshmitarë në vendngjarje.
Megjithatë, prokuroria thekson se më vonë, dy të dyshuarit kanë pritur të armatosur pranë vendit të incidentit, duke qëndruar të fshehur në shkurre. Kur automjeti me të dëmtuarit ka kaluar në atë zonë, njëri prej vëllezërve dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, duke goditur vëllain e personit të sulmuar në kokë dhe duke i shkaktuar plagë tangjenciale.
Sipas hetimeve, me të shtënat është rrezikuar edhe jeta e dy personave të tjerë që ndodheshin në automjet. Prokuroria vlerëson se ekzistojnë arsye të mjaftueshme për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Flaka
















