Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orën 13:30 në rrugën eksprese Gradsko–Prilep, pas daljes për në Kavadar, ku janë përfshirë dy automjete me targa të Prilepit.
Sipas njoftimit të policisë për “Makfaks”, aksidenti ka ndodhur mes një “Skoda Octavia” të drejtuar nga Zh.R. (51) dhe një “Volkswagen Golf” të drejtuar nga T.M. (39), të dy nga Prilepi.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, në vendngjarje kanë humbur jetën shoferi i automjetit “Skoda” dhe pasagjerja B.B. (42), gjithashtu nga Prilepi. Vdekja e tyre është konstatuar nga mjeku i ekipit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore nga Kavadari.
Shoferi i “Volkswagen Golf” ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe fillimisht është trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit, ndërsa më pas është transferuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim të mëtejshëm.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori publik në bashkëpunim me ekipin hetimor të OVR Kavadar, ndërsa pas përfundimit të hetimeve qarkullimi rrugor është normalizuar në orën 17:00.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
11 Qershor, 2026 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.