Një rast shqetësues është raportuar në Gostivar, ku një nënë nga fshati Vrapçisht ka denoncuar në polici dhunë të vazhdueshme ndaj fëmijëve të saj të mitur.
Sipas raportit zyrtar, më 11.06.2026 rreth orës 10:20 në DPB Gostivar, S.A. (29) ka deklaruar se një ditë më parë, më 10.06.2026 rreth orës 10:00, dy fëmijët e saj janë sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë nga i njëjti fshat.
Ajo ka shtuar se të njëjtët të mitur dyshohet se edhe më herët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj, ndërsa për një periudhë më të gjatë ka pasur edhe dhunë verbale dhe fizike të përsëritur ndaj fëmijëve të saj.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti po hetohet në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe marrjen e masave ligjore përkatëse.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Qershor, 2026 14:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.