Policia e Gostivarit ka nisur hetimet pasi në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të një të mituri të shoqëruara me mesazhe kërcënuese ndaj tij dhe familjes së tij.
Sipas informacioneve nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar, më 16 qershor 2026, rreth orës 14:20, personi me iniciale I.A. (53) nga fshati Çegran ka raportuar rastin në polici.
Ai ka deklaruar se në një rrjet social janë publikuar fotografi të djalit të tij të mitur, të shoqëruara me tekste që përmbajnë kërcënime për jetën dhe sigurinë e familjes së tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik kompetent, ndërsa organet e rendit po ndërmarrin masa dhe aktivitete për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Hetimet vazhdojnë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Qershor, 2026 15:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.