Arsenal i paligjshëm në Ohër, arrestohet 37-vjeçari – policia gjen armë, bomba dore dhe barut
Një 37-vjeçar nga Ohri është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij janë gjetur armë, municion dhe mjete shpërthyese të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme.
Sipas informacioneve nga SPB Ohër, më 17 qershor 2026, rreth orës 12:00, zyrtarët policorë të policisë kriminalistike e privuan nga liria D.A. (37) nga Ohri.
Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër gjykate në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole, dy pushkë, tre bomba dore, 22 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe dy qese najloni me barut.
Autoritetet bëjnë të ditur se armët dhe materialet e sekuestruara janë mbajtur në kundërshtim me ligjin, ndërsa ndaj të dyshuarit do të ndërmerren procedurat përkatëse penale.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, e paraparë në nenin 396 të Kodit Penal.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.
Flaka










