Skandal në Shtip: Nxënësi mbetet në klasë, prindi shqiptar ngre dyshime për hakmarrje politike dhe etnike | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2026 23:09

Skandal në Shtip: Nxënësi mbetet në klasë, prindi shqiptar ngre dyshime për hakmarrje politike dhe etnike | VIDEO

Gazeta Flaka ka publikuar në platformat e saj në rrjetet sociale – Facebook, Instagram dhe TikTok – një video të transkriptuar në gjuhën shqipe nga TV M-Net i Shtipit, lidhur me rastin e një familjeje shqiptare nga ky qytet.

Prindi, Elmir Aziroviç, pretendon se djali i tij e ka humbur vitin shkollor vetëm për shkak se është shqiptar. Ai thekson se nga rreth 90 nxënës të klasave të nënta, pesë prej tyre kanë mbetur në përsëritje, ku vetëm njëri është maqedonas, ndërsa katër të tjerët u përkasin etnive të tjera.

Aziroviç pretendon se bëhet fjalë për hakmarrje politike, etnike dhe fetare. Ai shprehet se drejtori i shkollës, Gorançe Velkov, në zgjedhjet e fundit lokale ka garuar me një listë të pavarur për këshilltarë dhe se, sipas tij, për shkak se nuk e ka mbështetur me votë, tani po hakmerret ndaj fëmijës së tij.

Nga ana tjetër, drejtori Velkov i mohon këto akuza, duke deklaruar se vendimi për përsëritjen e vitit është marrë në bazë të kritereve dhe rregullave të përcaktuara nga procesi arsimor. Gazeta Flaka

@gazetaflaka Rast shqetësues në arsim: Nxënësi përsërit klasën, familja flet për diskriminim etnik #gazetaflaka #dritonzenku #Flaka #gostivarisot #flakamediagroup @Driton Zenku @Driton Zenku ♬ Tension – 尹水水
67
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2026 23:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?