Vera Kulturore e Çairit 2026 – Mexhiti: Kultura dhe tradita forcojnë identitetin tonë kolektiv

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2026 12:58

Vera Kulturore e Çairit 2026 – Mexhiti: Kultura dhe tradita forcojnë identitetin tonë kolektiv

Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, mbrëmë në Sheshin “Skënderbeu” u mbajt “Sofra Shkupjane”, një mbrëmje e veçantë kushtuar muzikës popullore, traditës dhe vlerave kulturore që ndër breza kanë qenë pjesë e identitetit të Shkupit.

Siç njoftoi Komuna e Çairit me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, artistëve dhe mysafirëve të shumtë, mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë festive, ku kënga dhe vallja shqiptare bashkuan publikun në zemër të Çarshisë.

“Kultura dhe tradita janë vlera që na lidhin me rrënjët tona dhe forcojnë identitetin tonë kolektiv. ‘Sofra Shkupjane’ është dëshmi se këto vlera vazhdojnë të jetojnë mes nesh dhe të përcillen me krenari te gjeneratat e reja”, u shpreh Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Ngjarja u zhvillua në praninë e funksionarëve, drejtorëve të institucioneve, këshilltarëve komunalë dhe mysafirëve të shumtë, ndërsa publiku pati mundësinë të shijojë një program të pasur artistik me këngë dhe interpretime që sollën frymën autentike të traditës shqiptare.

Manifestimi “Vera Kulturore e Çairit 2026” vazhdon edhe në ditët në vijim me aktivitete të shumta kulturore dhe artistike në Sheshin “Skënderbeu”. Gazeta Flaka

395
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2026 12:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
395
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?