Një rast i raportuar si rrëmbim në fshatin Çegran të Gostivarit ka marrë kthesë tjetër, pasi vajza 15-vjeçare është paraqitur vetë në polici dhe ka sqaruar rrethanat e largimit të saj.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 20.06.2026 në orën 19:00, e mitura është paraqitur në DPB Gostivar, pas denoncimit të bërë një ditë më parë nga nëna e saj, e cila kishte raportuar se vajza dyshohej si e rrëmbyer.
Gjatë intervistimit në prani të psikologut dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Gostivar, vajza ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj me partnerin e saj, duke konfirmuar se nuk bëhej fjalë për rrëmbim dhe se nuk ka elemente të veprës penale.
Pas përfundimit të procedurave, autoritetet kanë konstatuar se rasti nuk përbën vepër penale, ndërsa ndaj nënës pritet të iniciohet procedurë për raportim të rremë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
21 Qershor, 2026 13:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.