Një ngjarje e rëndë familjare është raportuar në Shkup, ku një vajzë 15-vjeçare ka tentuar të kryejë vetëvrasje pas një periudhe të gjatë keqtrajtimi psiqik dhe fizik nga babai i saj.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, është iniciuar procedurë penale kundër një 56-vjeçari, i dyshuar për veprën penale “Rrezikim i sigurisë”, sipas dispozitave të Kodit Penal.
Nga hetimet paraprake rezulton se i dyshuari për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe dy vajzave të tyre, të moshës 18 dhe 15 vjeç. Edhe pse sjellja agresive e tij ka qenë e vazhdueshme, familjarët nuk e kishin denoncuar rastin për shkak të frikës.
Prokuroria bën të ditur se vajza 15-vjeçare, e pambrojtur përballë kërcënimeve, ofendimeve dhe presionit të vazhdueshëm nga babai, ka ndërmarrë një akt ekstrem duke tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Autoritetet po vazhdojnë procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të të dyshuarit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
21 Qershor, 2026 18:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.