Zhduket 5-vjeçari shqiptar në Zvicër – kërkimet vazhdojnë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Qershor, 2026 23:38

Zhduket 5-vjeçari shqiptar në Zvicër – kërkimet vazhdojnë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, pasi një 5-vjeçar është raportuar i zhdukur pas një aksidenti në lumin Reuss, në zonën e Mühlaut, kantoni Aargau.

Sipas informacioneve të familjes, ngjarja ka ndodhur të shtunën gjatë një incidenti me varkë, pas së cilit vogëlushi nuk është gjetur më. Që prej asaj kohe, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar operacionet intensive për gjetjen e tij, tashmë në ditën e tretë të kërkimeve.

Autoritetet zvicerane së bashku me ekipet emergjente janë të angazhuara në terren, ndërsa familjarët kanë bërë apel publik për ndihmë, duke kërkuar që kushdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë shërbimet përkatëse.

Familja ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e thellë për ngjarjen, duke falënderuar të gjithë ata që po kontribuojnë në kërkimet.

Flaka

91

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Qershor, 2026 23:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut