Kapet automjet me rreth 90 dërgesa pa dokumentacion në Shkup, arrestohen dy të rinj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Qershor, 2026 14:16

Kapet automjet me rreth 90 dërgesa pa dokumentacion në Shkup, arrestohen dy të rinj

Dy persona nga Shkupi janë privuar nga liria nga policia pasi gjatë një kontrolli në automjetin me të cilin po udhëtonin u gjetën rreth 90 dërgesa me mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksioni është realizuar mbrëmjen e kaluar në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup nga nëpunësit policorë të Njësitit Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion, në bashkëpunim me policinë e Njësisë Policore Mirkovc.

Gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 19-vjeçari M.I., policia ka konstatuar se po transportohej një sasi e madhe mallrash të ndryshme pa dokumentacion adekuat. Sipas autoriteteve, në automjet u gjetën rreth 90 dërgesa me produkte të ndryshme, të paketuara në qese të zeza.

Po ashtu, kontrollet treguan se drejtuesi i automjetit nuk posedonte patentë shoferi të vlefshme të kategorisë B. Si pronar i automjetit është identifikuar 20-vjeçari E.Sh. nga Shkupi.

Pas zbulimit të parregullsive, të dy personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacion policor për procedura të mëtejshme.

MPB-ja njoftoi se ndaj shoferit M.I. do të parashtrohet kallëzim penal për drejtim automjeti pa patentë shoferi të vlefshme, në përputhje me nenin 297-a, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Flaka

91

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Qershor, 2026 14:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut