Një 17-vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës është arrestuar nga policia pas një ndjekjeje dramatike që ndodhi në orët e para të mëngjesit në qytetin e Tetovës.
Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur mes orës 03:00 dhe 04:00, kur zyrtarët policorë kanë vërejtur një automjet tip “Xhip” me targa të Manastirit duke lëvizur në drejtim të kundërt në rrugën “Goce Stojçevski”.
Pavarësisht urdhrit për ndalim, shoferi nuk është bindur, por ka kthyer automjetin dhe është larguar me shpejtësi të madhe nëpër disa rrugë të qytetit. Ndjekja ka përfunduar në një parking në rrugën “Ilinden”, ku policia i ka bllokuar rrugën me një automjet zyrtar “Shkoda Yeti”.
Në përpjekje për t’u larguar, i mituri ka goditur automjetin zyrtar të policisë. Pas verifikimeve të kryera është konstatuar se ai nuk posedonte patentë shoferi.
Policia ka zhvilluar bisedë zyrtare me të në prani të prindit dhe avokatit, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 17-vjeçarit do të ngrihet kallëzimi përkatës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Qershor, 2026 17:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.