Tentoi të mashtroj një të moshuar për 35 mijë euro, arrestohet 45-vjeçari nga Shkupi në Kriva Pallankë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 45-vjeçar nga Shkupi, i dyshuar për tentativë mashtrimi ndaj një gruaje të moshuar në Kriva Pallankë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 24 qershor 2026 rreth orës 11:30, kur oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Kriva Pallankë kanë privuar nga liria personin me inicialet N.D. (45).
Paraprakisht, një grua e moshuar nga Kriva Pallanka kishte marrë një telefonatë nga një person që ishte prezantuar si mjek nga Italia. Ai e kishte informuar se vajza e saj kinse kishte pësuar një aksident në Itali, duke marrë fraktura të shumta në këmbë dhe nofull, dhe se për trajtimin e saj nevojiteshin 35 mijë euro.
Gruaja, e shqetësuar nga lajmi, kishte pranuar t’i dorëzonte të gjitha paratë që kishte në shtëpi. Megjithatë, para se të kryente pagesën, ajo kontaktoi dhëndrin e saj, i cili dyshoi për mashtrim dhe e këshilloi të njoftonte menjëherë policinë.
Pas denoncimit, policia ndërhyri me shpejtësi dhe arriti ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin pranë shtëpisë së gruas së moshuar, duke parandaluar realizimin e mashtrimit.
I arrestuari po mbahet në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht të moshuarve, të tregojnë kujdes ndaj telefonatave të ngjashme dhe të verifikojnë çdo informacion para se të kryejnë pagesa apo të dorëzojnë para.
Flaka










