Të shtëna me armë në Gostivar, vetëdorëzohet 65-vjeçari – policia i konfiskon pistoletën

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Qershor, 2026 14:15

Të shtëna me armë në Gostivar, vetëdorëzohet 65-vjeçari – policia i konfiskon pistoletën

Një incident me të shtëna me armë zjarri është regjistruar gjatë natës në Gostivar, ndërsa një 65-vjeçar është vetëdorëzuar në polici disa orë pas ngjarjes.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 28 qershor 2026, rreth orës 00:13, në SPB Tetovë është raportuar se në Gostivar një person i panjohur, i cili lëvizte me një automjet të tipit “xhip”, ka shtënë disa herë me armë zjarri dhe më pas është larguar në drejtim të qendrës së qytetit.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Rreth orës 02:10, në Stacionin Policor të Gostivarit është vetëdorëzuar A.M. (65) nga Gostivari. Policia ka konfiskuar nga ai një pistoletë të tipit “Beretta”, të cilën e posedonte me leje, një karikator me tetë fishekë dhe një karikator të zbrazët për të njëjtën armë.

MPB bën të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 65-vjeçarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Flaka

91

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Qershor, 2026 14:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut