Arrestohet i kërkuari në Shkup pas kërcënimit me thikë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Qershor, 2026 12:28

Arrestohet i kërkuari në Shkup pas kërcënimit me thikë

Një 29-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria nga zyrtarët policorë në fshatin Vizbeg, pas një ndërhyrjeje të Njësitit të Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup, më 29.06.2026 rreth orës 20:00.

Sipas njoftimit, personi S.SH. fillimisht ishte sjellë në mënyrë agresive në Qendrën e Azilit në Vizbeg, ku kishte kërcënuar me një send të mprehtë një person të gjinisë femërore. Pas incidentit, ai ishte larguar nga vendngjarja me një taksi.

Pas ndërmarrjes së masave policore, automjeti u lokalizua dhe u ndalua, ndërsa personi u arrestua. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Gjatë verifikimeve në evidencat operative, është konstatuar se ai kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burg prej shtatë vjet e një muaj.

I arrestuari është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues “Burgu i Idrizovës” për vuajtjen e dënimit.

Flaka

406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Qershor, 2026 12:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?