Tetovarit i vihen prangat pasi u filmua duke hedhur mbeturina në lumin Shkumbin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2026 12:10

Tetovarit i vihen prangat pasi u filmua duke hedhur mbeturina në lumin Shkumbin

Policia e Tetovës ka arrestuar një 54-vjeçar nga Tetova, i dyshuar për ndotje të mjedisit dhe natyrës, pasi u identifikua përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit të MPB-së së Maqedonisë së Veriut, ngjarja ka ndodhur më 30 qershor 2026, rreth orës 18:00, kur në rrugën “Ljubo Bozhinovski Pish” është privuar nga liria B.S. (54), për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ndotje e mjedisit dhe natyrës”, e paraparë me nenin 218 të Kodit Penal.

Hetimet nisën pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku shihej një person që kishte mbërritur me një automjet të tipit “Citroen” me targa të Tetovës dhe kishte hedhur qese me mbeturina të panjohura në lumin Shkumbin, pranë rrugës “Vidoe Smilevski-Bato”.

Pas ndërmarrjes së masave operative, policia arriti ta identifikojë autorin, i cili gjatë bisedës zyrtare e pranoi veprën.

Nga MPB bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës penal.

Flaka

240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2026 12:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?