Policia ndalon të riun në Tetovë, drejtonte pa patentë shoferi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2026 13:29

Policia ndalon të riun në Tetovë, drejtonte pa patentë shoferi

Një 19-vjeçar nga fshati Xhepçishtë i Tetovës është shoqëruar në stacion policor pasi është konstatuar se po drejtonte automjet pa e kaluar provimin e vozitjes dhe pa poseduar patentë shoferi.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, rasti është zbuluar më 30 qershor, rreth orës 22:50, gjatë një kontrolli rutinë të trafikut në rrugën rajonale Ratajë – Leshkë.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë nga Njësia Policore e Jegunovcës kanë ndaluar një automjet të tipit “Ford Fiesta” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte E.M. (19).

Pas verifikimeve është konstatuar se i riu nuk kishte kaluar provimin për patentë shofer dhe për rrjedhojë nuk posedonte leje drejtimi.

Ai është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa automjeti është sekuestruar përkohësisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës penal.

Flaka

240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2026 13:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?