Një 56-vjeçar nga Gostivari është arrestuar dy herë brenda së njëjtës ditë për prishje të rendit dhe qetësisë publike, njofton policia.
Sipas autoriteteve, më 12 korrik 2026, rreth orës 10:45, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë në Mavrovë e kanë privuar nga liria personin me inicialet Gj.R. (56), pasi gjatë manifestimit tradicional “Dasma e Galiçnikut” në fshatin Galiçnik kishte shfaqur sjellje agresive dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike.
Po të njëjtën ditë, në orën 20:40, i njëjti person është arrestuar sërish nga zyrtarët e Stacionit Policor të Gostivarit në rrugën “Vëllezërit Gjinovski”, pasi përsëri kishte prishur rendin dhe qetësinë publike.
Policia bëri të ditur se pas kryerjes së alkotestit, te 56-vjeçari janë konstatuar 1.75 promil alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të të dy rasteve, ndaj tij do të parashtrohen kallëzimet dhe procedurat përkatëse.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Korrik, 2026 14:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.